23 Prill 2013

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2013

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2013 u dominua në masën 84.09% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 15.91% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 94.87% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2013 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 70.18% dhe 18.28% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 99.43% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-mars 2013, ka pasur një ulje prej 906 milionë lekë ose 36.05%, krahasuar me periudhën janar-mars 2012. Po kështu është ulur numri i transaksioneve në masën 9.26%.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-mars 2013 ka pasur një ulje prej 292 milionë lekë ose 31.06% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjithashtu numri i transaksioneve është ulur në masën 1.40%.

Krahasuar me periudhën janar-mars 2012, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 1,198 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2012, 2013

Lloji i Transaksionit

                   Vlera nominale

Ndryshimi

                    (në mln lekë)

(në %)

janar-mars

2012

2013

`13/`12-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

2,512.26

1,606.69

(36.05)

  

Individë

1,535.26

1,566.84

2.06

 

Persona juridike

976.99

39.85

(95.92)

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

941.48

649.06

(31.06)

  

 Individë

408.43

449.06

9.95

 

Persona juridikë

533.05

200.00

(62.48)


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu