24 Prill 2013

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2013

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2013 arritën rreth 2,085 milionë lekë, ose 11.96% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-mars 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 232,784 me një rritje prej 6.36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 87.61% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë Sigurimet e Jetës me 11.90% dhe Risigurimin me 0.49%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 50.62% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 49.38% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-mars të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 593 milionë lekë ose 17.68% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-mars 2013 arritën rreth 1,024 milionë lekë, ose rreth 21.92% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-mars 2013, pati rritje prej 25.95% të volumit të primeve të shkruara bruto. Po kështu edhe numri i kontratave pati një rritje prej 50.46% krahasuar me periudhën janar-mars 2012.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-mars 2013 pati një ulje prej 2.04% të volumit të primeve të shkruara bruto dhe po kështu u ul dhe numri i kontratave me rreth 30.20% krahasuar me periudhën janar-mars 2012.

Volumi i primeve të shkruara bruto të produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-mars 2013  pësoi rritje me 15.80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjithashtu dhe numri i kontratave u rrit prej 12.47%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-mars 2013 arritën rreth 1,050 milionë lekë, ose 2.76% më shumë se në periudhën janar-mars 2012. Ndërsa ulje pësoi numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 12.94% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-mars 2013, patën rritje me rreth 1.99% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2012.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-mars 2013, siguruan rreth 508 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 75.99% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 17.57% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-mars 2013, ndihet një rritje prej 73.34% e volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritjen 9.80% të numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-mars 2013, arritën në rreth 151 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 2.68% në krahasim me periudhën janar-mars 2012. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën sigurimi i sëmundjeve me 52.17% të totalit.

Primet nga Sigurimi i Jetës gjatë periudhës janar-mars 2013, arritën në nivelin rreth 248 milionë lekë, ose 5.31% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2013 u ulën me rreth 17.68% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 499 milionë lekë, apo 84.13% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

(në mijë lekë)

Lloji i sigurimit

Janar-Mars

      Ndryshimi

2012

2013

      (në %)

                                 Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

199

194

(2.11)

Karton Jeshil

606

1,009

66.56

Kasko

90

72

(20.05)


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-mars të vitit 2013, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu