26 Prill 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 24 prill 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndër të tjera, shqyrtoi dhe miratoi:   

1.  Lidhjen e Marrëveshjes të Bashkëpunimit  midis Autoritetit Evropian të Tregjeve dhe Letrave me Vlerë (European Security and Market Authority, ESMA) dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë (AMF);

2.  Prospektin e emetuesit, shoqëria “Fondi Besa” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë;

3.  Prospektin e emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë;

4.  Licencimin e agjentëve në sigurime;

5.  Tërheqjen e licencës së Z. Ismen Noka si agjent në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., si rezultat i heqjes dore vullnetarisht nga kryerja e këtij aktiviteti;

6.  Masën e parapagimit të kontributit vjetor për shoqëritë e sigurimit për llogari të AMF-së, për vitin 2013.