6 Maj 2013

Për zhvillimin e testimit për brokera në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", të VKM nr.79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licensimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 15 maj 2013, ora 12:00, zhvillohet testimi për pajisen me licencë "Broker në sigurime“.

Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në Autoritet, në testim do të marrin pjesë :

1.  Shkëlqim Manaj
2.  Ismen Noka
3.  Tatiana Halili
4.  Arben Simaku
5.  Rezarta Zhukri
6.  Anila Qendro
7.  Marjeta Proko
8.  Xhemal Sula
9.  Ramazan Leka
10.Valbona Vogli