23 Maj 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 maj 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   

1.  Disa ndryshime në Rregulloren nr. 18, datë 27.03.2008  "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime";

2.  Ndryshimin e statutit të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a.;

3.  Rinovimin e licencës së Zj. Anila Qendro si “Broker fizik në sigurime Jo-Jetë”, në emër dhe për llogari të shoqërisë së brokerimit “A-Eja Insurance Broker” sh.a.;

4.  Rinovimin e licencës së Zj. Rezarta Zhukri si “Broker fizik në sigurime Jo-Jetë” në emër dhe për llogari të shoqërisë së brokerimit “ALL-SIG” sh.a.;

5.  Licencimin e shoqërisë “Star Broker” sh.a. për ushtrim veprimtarie si broker në sigurime për klasat e Jo-Jetës dhe miratimin e Z. Arben Simaku me licencë si “Broker fizik në sigurime për klasat e Jo-Jetës” në emër e për llogari të shoqërisë “Star Broker” sh.a.

6.  Licencimin e 4 aplikantëve për agjentë në sigurime të jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “SIGAL UNIQA Group Austria” sh.a.;