24 Maj 2013

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2013

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2013 arritën rreth 2,781 milionë lekë, ose 3.87% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-prill 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 308,449 me një rritje prej 3.38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 87.90% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 11.55% dhe veprimtarinë e Risigurimit me 0.55%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 55.71% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 44.29% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-prill të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 844 milionë lekë ose 21.03% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-prill 2013 arritën rreth 1,225 milionë lekë, ose rreth 4.48% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2013, pati rritje prej 2.91% të volumit të primeve të shkruara bruto, po kështu edhe numri i kontratave pati një rritje prej 44.29% krahasuar me periudhën janar-prill 2012.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-prill 2013 pati një ulje prej 2.45% të volumit të primeve të shkruara bruto dhe po kështu u ul dhe numri i kontratave me rreth 29.59% krahasuar me periudhën janar-prill 2012.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-prill 2013 pati rritje me 12.85% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-prill 2012. Gjithashtu edhe numri i kontratave u rrit prej 12.90%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-prill 2013 arritën rreth 1,540 milionë lekë, ose 2.38% më shumë se në periudhën janar-prill 2012. Ndërsa ulje pësoi numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 14.17% krahasuar me periudhën janar-prill 2012.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-prill 2013, patën rritje me rreth 0.36% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2012.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-prill 2013, siguruan rreth 786 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 74.37% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 19.81% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2013, ndihet një rritje prej 7.70% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me rreth 10.59% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2012.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-prill 2013, arritën në rreth 231 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 3.76% në krahasim me periudhën janar-prill 2012. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e sëmundjeve me 57.13% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2013, arritën rreth 321 milionë lekë, ose rreth 12.55% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2013 u ulën me rreth 21.03% krahasuar me periudhën janar-prill 2012. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 714 milionë lekë, apo 84.66% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

                                                                                                                                                                   në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-prill

   Ndryshimi

2012

2013

(në %)

                                  Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

200

215

7.49

Karton Jeshil

614

1,002

63.06

Kasko

93

71

(23.02)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-prill të vitit 2013, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-prill 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu