30 Maj 2013

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pikës 14 të VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime" (e ndryshuar), pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 6 qershor 2013, ora 12.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në Autoritet, në testim do të marrin pjesë:

1.    Gëzim Mushani
2.    Razi Gërbi
3.    Kastriot Beqiraj
4.    Mamir Hodo
5.    Leonard Karati
6.    Juvena Gjika