12 Prill 2013

Zhvillimet e tregut të Fondeve të Investimeve për 31.12.2012

Gjatë vitit 2012, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht “Fondi i Investimeve Raiffeisen Prestigj” dhe “Fondi Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 31.12.2012, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti në vlerën 16.01 miliardë lekë me një rritje prej 1,036.80% më shumë, duke e krahasuar me 31.03.2012.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 71.61% të aseteve të fondeve. Në këtë instrument vihet re një rritje prej 2,038.55%, duke e krahasuar me 31.03.2012.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2012 është 10,962 anëtarë. Vlera e aseteve neto nën zotërim të investitorëve individualë është 15,991,484  mijë lekë e cila zë 99.90% të totalit.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të këtij segmenti të Tregut të Letrave me Vlerë, kliko këtu.