6 Qershor 2013

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31 mars 2013

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2013 në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde, përkatësisht “Fondi i Investimeve Raiffeisen Prestigj” dhe “Fondi Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2013, vlera neto e aseteve të këtyre fondeve, arriti në vlerën 25.15 miliardë lekë me një rritje prej 57.13%, krahasuar me 31.12.2012.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 82.32% të aseteve të fondeve, me rritje prej 80.91%, krahasuar me 31.12.2012.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit më 31.03.2013 është 15,570. Vlera neto e aseteve nën zotërim të investitorëve individualë është rreth 25.14 miliardë lekë e cila përfaqëson 99.94% të totalit.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së fondeve të investimeve, kliko këtu.