20 Qershor 2013

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 21.06.2013, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.  Projekt  “Mbi miratimin e “Kushteve të Përgjithshme të Sigurimit të Përgjegjësisë Profesionale të Vlerësuesve të Dëmeve në Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit” të shoqërive të sigurimit “Atlantik” sh.a., “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a.”;

2.  Projekt  “Mbi licencimin e shoqërisë  “APIA Wealth Management Albania” sh.a. për kryerje veprimtarie këshillimi në letra me vlerë” dhe “Mbi licencimin e Z. Aleksandër Prifti si këshilltar investimi”;

3.  Projekt  “Mbi dhënien e miratimit për emërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;

4.  Projekt “Mbi dhënien e miratimit për emërimin e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;

5.  Projekt “Mbi licencimin si agjent në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “SIGAL UNIQA Group Austria” sh.a.”;

6.  Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit”;

7.  Projekt  “Mbi miratimin e kërkesës së BSHS-së, për dhënie pëlqimi për specimenin e policës së sigurimit kufitar”;

8.  Projekt “Mbi miratimin e shtyrjes së afatit të Rregullores “Për financimin, administrimin e fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve”, miratuar me vendimin e Bordit nr. 36, datë 21.03.2012, të ndryshuar”;

9.  Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 9, datë 08.02.2007 “Mbi bazat, metodat e llogaritjes, si dhe mbajtjes së provigjoneve teknike të sigurimit të Jo-Jetës”, e ndryshuar;

10.Projekt “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 6, datë 08.02.2007 “Për rregullat, mënyrat dhe kushtet e raportimit të shoqërive të sigurimit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
   
11.Të tjera.