21 Qershor 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 21 qershor 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndër të tjera shqyrtoi dhe miratoi:   

1.     Emërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;

2.     Emërimin e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;

3.    Licencimin si agjent në sigurime të Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “SIGAL UNIQA Group Austria” sh.a.;

4.    Ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit;

5.    Dhënie pëlqimi për specimenin e policës së Sigurimit Kufitar;

6.    Shtyrjen e afatit të Rregullores “Për financimin, administrimin e fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve”, miratuar me vendimin e Bordit nr. 36, datë 21.03.2012, të ndryshuar;

7.    Ndryshimet në Rregulloren nr. 9, datë 08.02.2007 “Mbi bazat, metodat e llogaritjes, si dhe mbajtjes së provigjoneve teknike të sigurimit të Jo-Jetës”, e ndryshuar;

8.    Ndryshimet në Rregulloren nr. 6, datë 08.02.2007 “Për rregullat, mënyrat dhe kushtet e raportimit të shoqërive të Sigurimit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare; dhe

9.    Primin e rrezikut për llogaritjen e nivelit të provigjoneve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, për dëmet që u shkaktohen palëve të treta, nga përdorimi i këtij mjeti për Kontratat Kufitare të sigurimit dhe Kartonit Jeshil.