2 Korrik 2013

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime dhe të testimit për broker në sigurime

Vlerësues i dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime" (e ndryshuar), Komisioni i Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 83, datë 31.05.2013, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 06.06.2013, si më poshtë:
 
Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura:

1. Z. Mamir HODO - kalon testin për Vlerësues  i dëmeve shëndetësore

2. Z. Leonard KARATI - kalon testin për Vlerësues i dëmeve materiale (motorike)

3. Znj. Juvena Gjika - kalon testin për Vlerësues i dëmeve materiale (motorike)

4. Znj. Razi Gërbi - kalon testin për Vlerësues i dëmeve materiale (motorike) dhe vlerësues i dëmeve shëndetësore

Broker në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM-së nr. 79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, Komisioni i Testimit për “Broker në Sigurime ”, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 69 datë 13.05.2013, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 15.05.2013.

Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura:

1. Z. Xhemal Sula - kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jetës”