2 Shtator 2008

AXCO publikon raportin e saj të fundit mbi tregun e sigurimeve të jo – jetës në Shqipëri

Kompania Britanike AXCO, e specializuar në analizën e tregjeve, ka nxjerrë raportin e saj të ri mbi tregun e sigurimeve të jo - jetës në Shqipëri. Raportet e kompanisë AXCO hartohen nga profesionistë të sigurimeve me përvojë, ndërsa përdorin si burim të informacionit pjesëmarrësit kryesorë të tregjeve. Raporti i fundit për Shqipërinë është shkruar nga Tim Beauchamp, nga tregu i Londrës dhe me përvojë të gjatë në vendet e Europës së ‘re' dhe të Azisë Qendrore.

Raporti përbëhet nga katër pjesë, përkatësisht 1. të dhëna të përgjithshme demografike, politike dhe ekonomike; 2. rregullimi dhe mbikëqyrja; 3. pjesëmarrësit në treg; dhe 4. produktet e sigurimeve. Raporti është mjaft i detajuar dhe bën një përmbledhje të mirë të tregut nëpërmjet komenteve, statistikave kryesore dhe grafikëve të shumtë. Ai nënvizon rolin e Autoritetit në zhvillimin e një tregu të shëndetshëm të sigurimeve në Shqipëri. Potenciali i madh i tregut të sigurimeve përcaktohet si faktor themelor në tërheqjen e interesit të kompanive ndërkombëtare për të investuar në Shqipëri.

Në këtë link, ju mund të gjeni një pjesë nga raporti i fundit i kompanisë AXCO mbi tregun e sigurimeve të jo - jetës në Shqipëri. Për kopjen e plotë të raportit, mund të kontaktoni drejtpërdrejt kompaninë AXCO në: www.axco.co.uk .