11 Korrik 2013

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 16.07.2013, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.    Analizat financiare të shoqërive të sigurimit për periudhën 31.12.2012 dhe 31.03.2013;

2.    Analizat financiare të shoqërive administruese të fondeve të pensionit dhe fondeve të investimeve për periudhat 31.12.2012 dhe 31.3.2013;

3.    Informacion plotësues mbi Projektmiratimin “Mbi licencimin e shoqërisë  “APIA Wealth Management Albania” sh.a. për kryerje veprimtarie këshillimi në letra me vlerë”;

4.    Projekt “Mbi miratimin e ndryshimeve në statutin e shoqërisë së sigurimit të jetës “SiCRED” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit dhe ndryshimit të strukturës aksionare”;

5.    Projekt “Mbi licencimin e Z. Xhemal Sula për ushtrim veprimtarie si “Broker fizik në sigurime për klasat e Jetës dhe Jo-Jetës”;

6.    Raportim “Mbi rezultatet e auditimeve të kryera në zbatim të planit vjetor 2012 dhe të gjashtëmujorit të parë të vitit 2013”;

7.    Të tjera.