30 Janar 2026

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30.01.2026 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2025;
  2. Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2026;
  3. Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë “Sigal Life Insurance Group” sh.a.;
  4. Miratimin e emërimit të administratorit të shoqërisë komisionere “Posta Shqiptare” sh.a.;
  5. Miratimin e riemërimit të anëtarëve ekzekutiv të Këshillit të Administrimit në pozicionin e administratorit dhe zëvendësadministratorit, të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a. - shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive.;
  6. Miratimin e riemërimit të administratorit dhe riemërimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “A-Eja Insurance Broker” sh.a.;
  7. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.