16 Shkurt 2026

Mundësi karriere për të rinjtë shqiptarë - AMF fton studentët për praktika mësimore

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare hap dyert për studentët ekselentë, të nivelit master, për zhvillimin e praktikave mësimore.

Nëse je student ekselent dhe kërkon një përvojë reale profesionale, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të njohur nga afër funksionimin e tregjeve financiare jo-bankare, për të punuar me ekspertë, për të fituar përvojë praktike në një institucion publik dhe për të hedhur hapa konkretë drejt zhvillimit të karrierës suaj.

Apliko dhe bëhu pjesë e një ekipi profesional dhe investo në të ardhmen tënde.