18 Shkurt 2026
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e mërkurë, datë 25.02.2026, ora 11:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Informacion mbi zhvillimet dhe prioritetet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në funksion të procesit të integrimit europian;
- Informacion mbi procesin e miratimit të projektligjit “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”;
- Informacion mbi procesin e miratimit të projektligjit “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”;
- Mbi inspektimet tematike lidhur me zbatimin e faktorëve të riskut në përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm motorik;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës bazë të shoqërisë “Union Bank” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “IUTE Credit Albania” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Mbi rritjen e kapitalit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi riemërimin e administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi riemërimin e kryetarit dhe të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi emërimin e administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.”;
- Projekt “Mbi riemërimin e anëtares së Këshillit të Administrimit dhe Administratores së Përgjithshme të shoqërisë “Raiffeisen INVEST - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.”;
- Informacion mbi inspektimet në vend lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Informacion mbi rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare;
- Të tjera.
Shqip
English