25 Shkurt 2026

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25.02.2026 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Regjistrimin e aktofertës bazë të shoqërisë “Union Bank” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  2. Regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “IUTE Credit Albania” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  3. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  4. Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  5. Miratimin e riemërimit të kryetarit dhe të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  6. Miratimin e emërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.;
  7. Miratimin e riemërimit të anëtares së Këshillit të Administrimit dhe Administratores së Përgjithshme të shoqërisë “Raiffeisen INVEST - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.