16 Korrik 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 16 korrik 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:
  
1.  Analizën financiare të shoqërive të sigurimit për vitin 2012, për 3-mujorin e parë të vitit 2013 dhe marrjen e masave për disa shoqëri;

2.  Analizën financiare të shoqërive administruese të fondeve të pensionit dhe fondeve të investimeve për vitin 2012 dhe 3-mujorin e parë të vitit 2013;

3.  Licencimin e shoqërisë  “APIA Wealth Management Albania” sh.a. për kryerje veprimtarie këshillimi në tituj dhe licencimin e Z. Aleksandër Prifti si këshilltar për investime në tituj;

4.  Formatin e licencës për shoqërinë “APIA Wealth Management Albania” sh.a. për kryerje veprimtarie këshillimi në tituj dhe për Z. Aleksandër Prifti si këshilltar për investime në tituj;

5.  Ndryshimet në statutin e shoqërisë së sigurimit të jetës “SiCRED” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit dhe ndryshimit të strukturës aksionare;

6.  Licencimin për ushtrim veprimtarie si “Broker fizik në sigurime për klasat e Jetës dhe Jo-Jetës” në emër dhe për llogari të shoqërisë së brokerimit “WVP – Ndërmjetësim në sigurime” sh.a.