18 Korrik 2013

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2013

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2013 u dominua në masën 55.85% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 44.15% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 97.45% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2013 flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 62.70% dhe 23.48% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.06% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-qershor 2013, ka pasur një ulje prej 1,053 milionë lekë ose 27.62%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2012. Po kështu është ulur numri i transaksioneve në masën 13.47%.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-qershor 2013 ka pasur një rritje prej 207 milionë lekë ose 15.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjithashtu numri i transaksioneve është rritur në masën 24.17%.

Krahasuar me periudhën janar-qershor 2012, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 846 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln. lekë)

(në %)

Janar-Qershor

2012

2013

`13/`12-1

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

3,813.24

2,760.14

(27.62)

  

Individë

2,796.77

2,714.98

(2.92)

 

Persona juridikë

1,016.47

45.16

(95.56)

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

1,308.42

1,515.69

15.84

  

 Individë

766.37

1,315.69

71.68

 

Persona juridikë

542.05

200.00

(63.10)


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu