Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, takohet me Zëvendësguvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës
Në kuadër të bashkëpunimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), një delegacion nga kjo bankë bëri një vizitë pune në datën 17 korrik 2013, pranë zyrave të AMF-së. Delegacioni kryesohej nga zëvendësguvernatori i BQK, Z. Nexhat Kryeziu.
Takimi lidhej me diskutimin e disa çështjeve specifike për tregun e sigurimeve dhe byrotë e sigurimeve përkatëse, në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2008 nga të dy institucionet, si dhe në vazhdimësinë dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy institucioneve, në drejtim të mbikëqyrjes dhe rregullimit të tregjeve respektive.
Kryetarja e Autoritetit Znj. Enkeleda Shehi shprehu kënaqësinë që takime të tilla të përbashkëta i japin një nxitje më të madhe bashkëpunimit midis institucioneve, shkëmbimit të informacionit dhe përvojave teknike dhe profesionale.
Si Kryetarja e AMF-së Znj. Shehi ashtu edhe zëvendësguvernatori i BQK, Z. Kryeziu theksuan mundësinë dhe nevojën e organizimit të takimeve më të gjera rajonale për të diskutuar për strategji dhe projekte të përbashkëta për zhvillim të mëtejshëm.
Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]
Shqip
English