25 Korrik 2013

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2013

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2013 arritën rreth 3,949 milionë lekë, ose 2.45% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-qershor 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 453,288 me një ulje prej 3.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 87.52% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 11.90% dhe veprimtarinë e Risigurimit me 0.58%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 57.10% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 42.90% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në mbi 1,367 milionë lekë, ose 8.93% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-qershor 2013 arritën rreth 1,684 milionë lekë, ose rreth 8.95% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-qershor 2013, pati ulje prej 12.99% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 26.53% krahasuar me periudhën janar-qershor 2012.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-qershor 2013 pati një ulje prej 5.70% të volumit të primeve të shkruara bruto dhe po kështu u ul dhe numri i kontratave me 26.30% krahasuar me periudhën janar-qershor 2012.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-qershor 2013 pati rritje me 7.79% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-qershor 2012. Gjithashtu edhe numri i kontratave u rrit prej 8.66%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-qershor 2013 arritën rreth 2,242 milionë lekë, ose 2.17% më shumë se në periudhën janar-qershor 2012. Ndërsa ulje pësoi numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 16.39% krahasuar me periudhën janar-qershor 2012.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-qershor 2013, patën ulje me rreth 0.79% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2012.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2013, siguruan rreth 1,096 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 76.56% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 16.95% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-qershor 2013, ndihet një rritje prej 4.25% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me rreth 9.81% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-qershor 2012.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2013, arritën në rreth 367 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 5.98% në krahasim me periudhën janar-qershor 2012. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e sëmundjeve me 51.27% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2013, arritën rreth 470 milionë lekë, ose rreth 15.10% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2013 u ulën me rreth 8.93% krahasuar me periudhën janar-qershor 2012. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,179 milionë lekë, apo 86.26% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

                                                                                                                                             në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-qershor

Ndryshimi

2012

2013

(në %)

                                  Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

201

234

16.53

Karton Jeshil

611

1,069

75.10

Kasko

            88            

               69

(21.71)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-qershor të vitit 2013, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu