23 Gusht 2013

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30 qershor 2013

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013 në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht “Fondi i Investimeve Raiffeisen Prestigj” dhe “Fondi Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.06.2013, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti 29.30 miliardë lekë me një rritje prej 83.01%, krahasuar me 31.12.2012.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 84.96% të aseteve të fondeve, me rritje prej 118.20%, krahasuar me 31.12.2012.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2013 është 17,933.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu