26 Gusht 2013

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30 qershor 2013

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013 (T II 2013[1]) në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në 30.06.2013 tregon një total asetesh nën menaxhim prej 352.50 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 69.49 milionë lekë (24.55%). E shprehur në euro[2], totali i aseteve nën menaxhim është 2.50 milionë euro. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në 30.06.2013  ishte 7,784 anëtarë  duke shënuar rritje prej 6.91% krahasuar me fundin e vitit 2012.

Tregues të fondeve të pensioneve

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (në %)

 

2012

30.06.2013

T II-2013/'12-1

Asetet neto të FP

283.01

352.50

24.55

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                                     30.06.2013

Fond Pensioni

Numri i anëtarëve FP

Asete Neto (mln. lekë)

SIGAL

                                          3,408

165.25

RAIFFEISEN

                                          2,544

143.23

SiCRED PENSION

                                          1,832

44.02

TOTAL

                                         7,784

352.50


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu



[1] T II 2013 - Tremujori i dytë 2013, të dhënat janë kumulative 01.01.2013-30.06.2013

[2] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 28.06.2013 në Bankën e Shqipërisë, 1 euro = 140.96 lekë