28 Gusht 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 gusht 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   

1.  Ekspertin kontabël të regjistruar “KPMG Albania” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit “SiCRED” sh.a. dhe të fondit të pensionit “SiCRED”;

2.  Ekspertin kontabël të regjistruar “KPMG Albania” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë të sigurimit “SiCRED” sh.a.;

3.  Licencimin si vlerësues dëmesh;

4.  Licencimin si agjentë në sigurime në emër të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Insig” sh.a.