25 Shtator 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25 shtator 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   

1.  Marrjen a masave korrigjuese ndaj Bankës Depozitare “First Investment Bank Albania” sh.a.;

2.  Marrjen e masave korrigjuese nga inspektimi në shoqërinë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive “Raiffeisen Invest” sh.a.;

3.  Miratimin e shoqërive të ekspertëve kontabël të regjistruar, të shoqërive të sigurimit dhe fondeve të pensionit për pasqyrat financiare të vitit 2013;

4.  Miratimin e shoqërisë së ekspertëve kontabël të regjistruar, të BSHS-së për pasqyrat financiare të vitit 2013;

5.  Miratimin e kushteve të përgjithshme të kontratës për sigurimin e përgjegjësisë civile ndaj palëve të treta në mjetet ujore” të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., “Intersig” sh.a., “Atlantik” sh.a., “Albsig” sh.a., “Eurosig” sh.a., “Ansig” sh.a.;

6.  Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale;

7.  Miratimin e Marrëveshjes së Shërbimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit Austriak të Mbikëqyrjes së Tregut Financiar;

8.  Miratimin e planit financiar të vitit 2014 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;

9.  Licencimin si agjentë në sigurime në klasat e Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;

10.Licencimin si agjentë në sigurime në klasat e Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;

11.Marrjen e masave korrigjuese nga inspektimi mbi dëmet në shoqëritë e sigurimit “Intersig V.I.G.” sh.a., “Sigma V.I.G.” sh.a., “Interalbanian V.I.G.” sh.a., “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., “Insig” sh.a., “Albsig” sh.a., “Eurosig” sh.a., “Atlantik” sh.a.