21 Tetor 2013

Konferenca e 20-të vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime, IAIS

Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) zhvilloi gjatë periudhës 16-19 tetor 2013, në Taipei, Kinë, Konferencën e 20-të Vjetore me temë “Ndërtimi i mbikëqyrjes së qëndrueshme në sigurime në një botë që ndryshon”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin mbi 600 përfaqësues nga autoritetet mbikëqyrëse të sigurimeve, shoqëritë e sigurimeve, ekspertë dhe zyrtarë të lartë të organizatave ndërkombëtare. E themeluar që në vitin 1994, IAIS përfaqëson rregullatorët dhe mbikëqyrësit e sigurimeve e më shumë se 200 juridiksione në gati 140 vende të botës.

Ndër diskutimet kryesore të Konferencës Vjetore - 2013 ishin:

  • Mbikëqyrja në sigurime dhe stabiliteti financiar;
  • Mplakja e popullsisë: mundësitë dhe sfidat;
  • Mbikëqyrja aktive si dhe edukimi drejt mbikëqyrjes efektive;
  • Rrugët e ndryshme për rritjen e aksesit në sigurime – partneriteti midis IAIS dhe A2ii (organizata ndërkombëtare - Akses tek Iniciativat në Sigurime, ang. Access to Insurance Initiative);
  • ComFrame (Kuadri i Përbashkët i kërkesave për mbikëqyrjen ndërkombëtare, eng. Common Framework) dhe mbikëqyrja e grupeve;
  • Kuadri për mbrojtjen e konsumatorit dhe Fondet e Garancive.
Ndër çështjet që tërhoqën më shumë diskutime ishte edhe ndikimi i ndryshimeve globale të klimës dhe katastrofat mbi industrinë e sigurimeve dhe reagimi që mbikëqyrja duhet të ketë lidhur me to. Vend të veçantë në diskutimi pati edhe shkëmbimi i eksperiencave të ndryshme midis autoriteteve mbikëqyrëse në funksion të përmbushjes së objektivave të tyre kryesorë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate, u përfaqësua në këtë aktivitet nga delegacion i nivelit të lartë.

Konferenca e 21 Vjetore do të mbahet në tetor 2014 në Amsterdam.

Më shumë informacione dhe përmbledhje të diskutimeve të Konferencës Vjetore – 2013 mund të gjenden në faqen www.iais2013.org