9 Tetor 2013

Takimi i gjashtë rajonal i mbikëqyrësve të tregjeve të sigurimeve të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore

Në periudhën 7-8 tetor 2013 në Budva, Mali i Zi u zhvillua takimi rajonal mes mbikëqyrësve të sigurimeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE).  Takimi u organizua nga Autoriteti i Tregjeve Financiare të Austrisë në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimeve të Malit të Zi (ISA). Ky ishte takimi i gjashtë në kuadër të iniciativës CESEE ISI, për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet mbikëqyrësve të sigurimeve nga këto vende. 

Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme të lidhura me tregjet e sigurimeve siç ishin ato lidhur me kërkesat specifike që duhet ta plotësohen nga menaxherët për shoqëritë e sigurimeve, luftën kundër pastrimit të parave, rolin e mbikëqyrësve në sigurime dhe rolin e auditit të jashtëm në sigurime. Gjatë takimit u theksua rëndësia e madhe që autoritetet mbikëqyrëse duhet t’i kushtojnë momentit të miratimit të drejtuesve të shoqërive të sigurimit, duke kërkuar që ata të jenë sa më të kualifikuar dhe me integritet të lartë moral. Edhe gjatë procesit të inspektimit i kushtohej rëndësi performancës së drejtuesve.

Këto takime kanë shërbyer gjithnjë si platforma për shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave të autoriteteve rregullatore nga vendet e rajonit në lidhje me çështjet specifike me të cilat përballet tregu i sigurimeve.

Në këtë takim, morën pjesë autoritetet homologe të vendeve si Austria, Bosnje-Hercegovina, Estonia, Hungaria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Shqipëria.

Takimi i radhës do të organizohet në qershor 2014 në Maqedoni.