25 Tetor 2013

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2013

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2013 u dominua në masën 84.91% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Pjesa tjetër, prej 15.09%, ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 95.17% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2013 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 58.94% dhe 27.58% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 99.50% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2013, ka pasur një ulje në vlerë prej 1,683 milionë lekë ose 27.44%, krahasuar me periudhën janar-shtator 2012. Kjo është shoqëruar edhe me ulje të numrit të transaksioneve në masën 22.79%.

Transaksioni i llojit C “Blerje nga individët para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2013 ka pasur një ulje në vlerë prej 2,836 milionë lekë ose 56.89% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Ndërkohë numri i transaksioneve është rritur në masën 18.87%.

Krahasuar me periudhën janar-shtator 2012, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 4,519 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

janar-shtator

2012

2013

`13/`12-1

 

 

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

6,133.34

4,450.06

(27.44)

 

Individë

4,991.19

4,240.36

(15.04)

 

Persona juridike

1,142.15

209.70

(81.64)

 

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

4,984.77

2,148.99

(56.89)

 

 Individë

4,442.72

1,908.99

(57.03)

 

Persona juridikë

542.05

240.00

(55.72)


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu