30 Tetor 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 tetor 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   

1. Ndryshimin në Rregulloren nr. 2, datë 28.01.2010 "Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së BSHS-së";

2. Planin vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2014 dhe planin strategjik për vitet 2014-2018;

3. Raportin “Mbi rezultatet e auditimeve të kryera për periudhën korrik-shtator të vitit 2013”;

4. Krijimin e planit të pensionit profesional të punonjësve të AMF-së;

5. Raportin “Për realizimin dhe ndryshimet në Buxhetin e 8-mujorit të vitit 2013”;

6. Gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 
    30.06.2013;

7. Gjendjen financiare të tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2013.