Shpallje e rezultatit të testimit për broker në sigurime
Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM nr. 79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, Komisioni i Testimit për “Broker në Sigurime”, i krijuar në bazë të Urdhërit nr. 119 datë 08.10.2013, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 10.10.2013.
Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura:
Zj. Valbona Vogli
kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jetës”
Z. Ramazan Leka
kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jo-Jetës”
Z. Sotiraq Guga
kalon testin për modulin “broker në sigurime për klasat e Jo-Jetës, Jetës dhe risigurime”
Shqip
English