14 Nentor 2013

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30 shtator 2013

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2013 në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.09.2013, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 40.85 miliardë lekë me një rritje prej 155.16% krahasuar me 31.12.2012.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 74.23% të aseteve të fondeve, me rritje prej 164.77% krahasuar me 31.12.2012.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2013 është 32,080.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.