Ligje

Ligji nr. 10 198, datë 10.12.2009 "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive"

  • Akti ligjor/rregullator: Ligje
  • Miratoi : Kuvendi
  • Numër: 10 198
    Datë: 10/12/2009
  • Shfuqizuar Me Ligjin nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”
  • Botuar në: Fletoren Zyrtare nr. 186
    Datë: 31/12/2009
  • Sektori:
  • Fusha: Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive

Ndryshuar nga: Ligji nr. 36, datë 31.03.2016 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10 198, datë 10.12.2009, “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive"" botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 64, datë 20/04/2016.

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë:

a) Kushtet dhe kriteret për themelimin, regjistrimin dhe funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si dhe të shoqërive administruese, stukturat e fondeve me pjesëmarrje të hapur e pjesëmarrje të mbyllur që ofrohen dhe shiten;
b) Emetimin dhe shitjen e kuotave dhe të aksioneve;
c) Shlyerjen e kuotave;
ç) Promovimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
d) Veprimtaritë e kryera nga palët e treta për llogari të sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
dh) Realizimin e mbikëqyrjes nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të veprimtarisë së sipërmarrjeve të investimeve kolektive të shoqërive administruese, depozitarëve dhe të personave të përfshirë në shitjen e kuotave e të aksioneve, që duhet të mbikëqyren sipas këtij ligji;
e) Veprimtarinë e sipërmarrjeve të huaja të investimeve kolektive dhe të shoqërive administruese të huaja në Republikën e Shqipërisë;
ë) Të vendosë rregulla, që sigurojnë funksionimin e drejtë të tregut të kapitaleve dhe nxitjen e lëvizjes së lirë të tyre.

   Materiali i plotë