Ligje

Ligji nr. 10 236, datë 18.02.2010 "Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike"

  • Akti ligjor/rregullator: Ligje
  • Miratoi : Kuvendi
  • Numër: 10 236
    Datë: 18/02/2010
  • Hyn në fuqi : 02/04/2010
  • Botuar në: Fletoren Zyrtare nr. 23
    Datë: 18/03/2010
  • Sektori:
  • Fusha: Tregu i Titujve
  • Ky ligj përcakton rregullat, që lidhen me kushtet dhe procedurat për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike. Ligji zbatohet për ofertat e shpallura publikisht për marrjen në zotërim të titujve, të emetuar nga një shoqëri publike, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të pranuar për tregtim në tregun e organizuar të titujve të Republikës së Shqipërisë, si dhe nga shoqëritë publike të huaja, me seli brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të listuara në bursë në Shqipëri.

  • Materiali i plotë: Materiali i plotë