Ligje

Ligji nr. 56/2020, datë 30.04.2020 "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive"

  • Akti ligjor/rregullator: Ligje
  • Miratoi : Kuvendi
  • Numër: 56
    Datë: 30/04/2020
  • Hyn në fuqi : 20/06/2020
  • Botuar në: Fletoren Zyrtare nr. 104
    Datë: 05/06/2020
  • Sektori: Mbikeqyrje, Disiplinim
  • Fusha: Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive

Ky ligj rregullon:

a) Themelimin, regjistrimin dhe veprimtarinë e shoqërive administruese të fondeve, të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike dhe të shoqërive administruese të fondeve të investimeve alternative, në Republikën e Shqipërisë;
b) Themelimin, regjistrimin dhe veprimtarinë e depozitarëve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive në Republikën e Shqipërisë;
c) Themelimin, regjistrimin dhe veprimtarinë e sipërmarrjeve të investimeve kolektive në Republikën e Shqipërisë;
ç) Shitjen dhe marketimin në Republikën e Shqipërisë të sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj, nëpërmjet shoqërive administruese të fondeve, vendase ose të huaja;
d) Marketimin dhe administrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive jashtë Republikës së Shqipërisë nga shoqëri administruese të themeluara në Republikën e Shqipërisë.

2. Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet e licencuara, të njohura ose të regjistruara nga Autoriteti, që kryejnë veprimtari ose kanë lidhje me kryerjen e veprimtarisë së mbledhjes së fondeve, me qëllim diversifikimin e riskut, sipas dispozitave të këtij ligji, duke përfshirë: sipërmarrjet e investimeve kolektive, shoqërinë administruese, administruesin e fondeve të investimeve alternative, degën e shoqërisë së huaj administruese, degën e shoqërisë vendase në një vend të huaj, administruesin e huaj të fondeve të investimeve alternative, depozitarin ose depozitarin e fondeve të investimeve alternative, agjentët/distributorët e shitjeve në Republikën e Shqipërisë, si dhe çdo subjekt tjetër që kryen veprimtaritë e sipërpërmendura pa miratimin dhe licencimin e dhënë nga autoriteti, në përputhje me kërkesat e këtij ligji.

Ky ligj zbatohet rast pas rasti edhe për personin, të cilit subjektet e sipërpërmendura i kanë deleguar funksione në zbatim të këtij ligji.
 

   Materiali i plotë