Rregullore
Rregullore nr. 38, datë 31.03.2023 “Për regjistrimin e agjentit të shitjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm të miratuara në një vend anëtar të BE-së dhe të fondeve të investimeve alternative të themeluara në një vend anëtar të BE-së”.
- Akti ligjor/rregullator: Rregullore
- Miratoi : Bordi i AMF
-
Numër: 38Datë: 31/03/2023
- Hyn në fuqi : 31/03/2023
-
Botuar në:Datë:
- Sektori:
- Fusha: Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive
- Materiali i plotë: Materiali i plotë
Objekti i kësaj rregulloreje ka për qëllim përcaktimin e kërkesave për regjistrimin e personave juridikë që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e marketimit dhe shitjes së aksioneve ose kuotave të sipërmarrjeve të investimeve kolektive (SIK) me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm të miratuara në një shtet anëtar të BE-së dhe të njohura nga Autoriteti. Gjithashtu kjo rregullore ka si qëllim përcaktimin e kërkesave për regjistrimin e personave juridikë që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e marketimit dhe shitjes së aksioneve ose kuotave të fondeve të investimeve alternative (FIA) vetëm për klientë profesionistë dhe të kualifikuar të themeluara në një shtet anëtar të BE-së dhe të regjistruara nga Autoriteti.
Shqip
English