Media: Njoftime

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

21 Prill 2015

Ditën e martë, datë 28.04.2015, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF nr. 81

17 Prill 2015

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 81, në faqen zyrtare të Internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 81 klikoni këtu. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2014

17 Prill 2015

Gjatë vitit 2014, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2014 tregon një total asetesh neto prej 629.15 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 194.32 milionë lekë (44.69%) krahasuar me fundin e vitit 2013. E shprehur [...]

AMF organizon workshop të përbashkët me përfaqësues nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursës së Maqedonisë

8 Prill 2015

Në datën 8 prill 2015 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi workshopin “Mbikëqyrja dhe rregullimi i tregjeve të letrave me vlerë dhe fondeve të investimeve në Shqipëri" me përfaqësues nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursës së Maqedonisë, të cilët ndodhen për një vizitë pune në [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

3 Prill 2015

Në mbledhjen e datës 3 prill 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendos miratimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2014.

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

2 Prill 2015

Ditën e premte, datë 03.04.2015, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Projekt “Mbi miratimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2014”.

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt 2015

25 Mars 2015

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt 2015 kapën vlerën mbi 2,007 milionë lekë, ose 16.75% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2014. Gjatë periudhës janar - shkurt 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 141,650 me një rritje prej 5.13% krahasuar [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

20 Mars 2015

Në mbledhjen e datës 20 mars 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare; Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit; Miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

16 Mars 2015

Ditën e premte, datë 20.03.2015, ora 11.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i rendit të ditës; Mbi miratimin e raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare; Projekt “Mbi miratimin e provigjoneve teknike të shoqërive të [...]

Kuvendi i Shqipërisë miraton kandidaturën për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

12 Mars 2015

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot, më 12 mars 2015, në seancë plenare, kandidatin për Kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Me shumicë votash, u miratua Z. Pajtim Melani si Kryetar i Bordit të AMF-së, propozim i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Kryetari i Bordit është [...]