Media: Njoftime

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në takime pune me drejtues të Bankës Kombëtare të Çekisë lidhur me pensionet private vullnetare

18 Mars 2013

Znj. Enkeleda Shehi, Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe anëtari i Bordit të AMF-së Z. Astrit Hado së bashku me një grup nga AMF zhvilluan në datat 14-15 mars takime me drejtues të departamenteve të ndryshme të Bankës Kombëtare të Çekisë dhe fondeve të pensioneve private. Programi u realizua [...]

Mision ekspertize pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për përafrimin e legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian për sigurimin e detyrueshëm motorik

15 Mars 2013

Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian, ekspertë të BE-së po ndihmojnë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në rishikimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm motorik në sektorin e transportit. Misioni i ekspertizës, zhvillohet në zbatim të angazhimeve që Shqipëria [...]

Kryetarja e AMF-së, Znj. Enkeleda Shehi, raporton në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2012

11 Mars 2013

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, raportoi sot pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat, të Kuvendit të Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit dhe zhvillimet e tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e AMF-së gjatë vitit 2012. Në fjalën e saj, Znj. Shehi pasqyroi në mënyrë [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF nr. 60

5 Mars 2013

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 60, në faqen zyrtare të internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 60 klikoni këtu. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

28 Shkurt 2013

Në mbledhjen e datës 28 shkurt 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:    1.  Disa ndryshime në Vendimin nr. 172, datë 21.12.2012 “Mbi krijimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2013; 2.  Disa ndryshime në Rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve [...]

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në takime pune me Shoqatën e Siguruesve të Turqisë dhe institucione të tjera rregullatore të sigurimeve, në kuadër të projektit për liberalizmin e sigurimit të detyrueshëm motorik

27 Shkurt 2013

Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, së bashku me një grup pune zhvilluan në datat 25-26 shkurt takime me drejtues të Shoqatës së Siguruesve të Turqisë, Byronë e Kartonit Jeshil dhe Qendrën për Informacion në Sigurime. Programi u realizua me mbështetjen e Bankës Botërore, në [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për muajin janar 2013

22 Shkurt 2013

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin janar 2013, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve, sipas llojit të sigurimit, produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit në treg, etj. Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për [...]

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizon trajnimin “Aspekte Aktuariale të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik në Shqipëri”

22 Shkurt 2013

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, me mbështetjen e Bankës Botërore organizuan trajnimin, “Aspekte Aktuariale të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik  në Shqipëri”. Trajnimi u zhvillua në periudhën 21-22 shkurt pranë AMF-së. Pjesëmarrës në trajnim ishin specialistë të fushës së aktuaristikës, [...]

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

22 Shkurt 2013

Ditën e enjte, datë 28.02.2013, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: 1.  Miratimi i proces-verbalit të mbledhjes së kaluar; 2.  Miratimi i rendit të ditës; 3.  Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2013”; 4.  [...]

Mbi fillimin e projektit për hartimin e strategjisë së zhvillimit të tregut të letrave me vlerë me mbështetjen e FSVC, USAID

8 Shkurt 2013

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me mbështetjen e Korpusit Vullnetar të Shërbimeve Financiare, FSVC, filloi projektin për hartimin e strategjisë për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në Shqipëri. Në periudhën 4-8 shkurt 2013 ekspertët Igor Gvozdanovic nga Kroacia dhe William Jannace nga SHBA, bashkëpunuan me specialistë [...]