22 Tetor 2008

Për publikimin e Rregullores së Licencimit dhe Mbikëqyrjes së Bursës së Titujve

Në bazë dhe për zbatim të nenit 78, paragrafi 1, nenit 81, paragrafi 1 dhe nenit 88, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 9879, datë 21.02. 2008 "Për Titujt", në përputhje me të drejtat dhënë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga Ligji Nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", Drejtoria Juridike hartoi Rregulloren mbi Licencimin dhe Mbikëqyrjen e Bursës së Titujve.

Kjo projekt-rregullore u përgatit me asistencën e FSVC, e cila ofroi kunsulencë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Polonisë.  Në përgatitjen e rregullores janë marrë parasysh eksperiencat e vendeve të Evropës Lindore.

Qëllimi i kësaj rregullore, është të parashikojë kushtet, kërkesat dhe procedurat për licencimin e shoqërisë, që do të veprojë si bursë titujsh dhe kushtet e kërkesat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e një shoqërie që vepron si bursë titujsh.


Materialin e plotë në versionin PDF mund ta gjeni tek rubrika Kuadri Ligjor/ Akte Nënligjore

Për të lexuar materialin e plotë të kësaj rregulloreje ju lutem klikoni këtu