Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2018
Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2018 u dominua në masën 90.77% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 9.23% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 94.35% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2018 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 60.16% dhe 29.98% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.77% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Grafik: Letra me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2018
*
- Blerje në tregun primar
- Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
- Blerje para afatit të maturimit
- Vendosje e bonos si kolateral
- Shlyerje e vlerës nominale në maturim
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-mars 2018, ka pasur një ulje prej 318 milionë lekë ose 18.59% krahasuar me periudhën janar-mars 2017. Ndërkohë numri i transaksioneve është rritur në masën 21.89%.
Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-mars 2018, ka pasur ulje prej 32 milionë lekë ose 6.06% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 17.65%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 350 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2018.
Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë
Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | |||
(në mln lekë) | (në %) | ||||
janar-mars | 2017 | 2018 | `18/`17-1 | ||
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar | 1,710.94 | 1,392.79 | -18.59 | ||
B | |||||
Individë | 1,710.94 | 1,372.79 | -19.76 | ||
Persona juridike | - | 20 | 100 | ||
Blerje para afatit të maturimit | 519.79 | 488.28 | -6.06 | ||
C | |||||
Individë | 519.79 | 488.28 | -6.45 | ||
Persona juridikë | - | 2 | 100 |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.