30 Maj 2020

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar – Prill 2020

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - prill 2020 kapën vlerën mbi 4,724 milionë lekë, ose 10.87% më pak se në periudhën janar - prill 2019. Gjatë periudhës janar - prill 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 284,338 me një ulje  prej 24.52% krahasuar me periudhën janar - prill 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.09 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.91%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.97% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.03% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - prill 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,936 milionë lekë, ose 51.32% më shumë se në periudhën janar - prill 2019.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar - prill 2020



Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - prill 2020 arritën rreth 2,647 milionë lekë, ose 15.67% më pak se në periudhën janar - prill 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - prill , pati një ulje prej 12.19% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 11.27% krahasuar me periudhën janar - prill 2019.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar - prill  pati një ulje prej 30.47% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 36.14% krahasuar me periudhën janar - prill 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - prill , pati një ulje 35.84% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - prill 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 43.45%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - prill 2020 arritën rreth 2,077 milionë lekë, 3.90% më pak se në periudhën janar - prill 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 30.47% krahasuar me periudhën janar - prill 2019.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - prill 2020, patën rritje me 0.23% kundrejt periudhës janar - prill 2019.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar - prill 2020 siguruan mbi 1,148 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.31%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 27.91% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar - prill 2020, vihet re një rritje prej 58.28% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.75% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - prill 2019.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar - prill 2020, arritën në rreth 344 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 30.23% në krahasim me periudhën janar - prill 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - prill 2020, arritën rreth 326 milionë lekë, ose 13.21% më pak se në periudhën janar - prill 2019.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - prill 2020 u rrit me 51.32% krahasuar me periudhën janar - prill 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 1,583 milionë lekë, apo 53.90 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar - Prill 2019 2020 20/`19-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 206 155 (24.68)
Karton Jeshil 525 515 (1.77)
Kasko 95 104 9.88

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar – prill 2020 , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar – prill 2020, ju lutemi klikoni këtu

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin prill 2020 , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë mujor statistikor (në versionin Excel) për prill 2020, ju lutemi klikoni këtu
 
Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit