30 Maj 2022

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2022 kapën vlerën 5,841 milionë lekë, ose 9.09% më shumë se në janar-prill 2021. Gjatë periudhës janar-prill 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 336,139  me një rritje prej 24.85% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.12% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.83%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.07% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-prill 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,173 milionë lekë, ose 14.54% më pak se në periudhën janar-prill 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-prill 2022 kapën vlerën 1,396 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 1.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-prill 2022 arritën rreth 3,334 milionë lekë, ose 13.53 % më shumë se në periudhën janar-prill 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2022, pati një rritje prej 8.44% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-prill 2022 pati një rritje prej 53.67% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 70.63% krahasuar me periudhën janar-prill 2021.


Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-prill 2022, pati një rritje 6.6% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-prill 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 7.77%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-prill 2022 arritën rreth 2,507 milionë lekë, 3.69% më pak se në periudhën janar-prill 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 39.71% krahasuar me periudhën janar-prill 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-prill 2022, patën një ulje me 1.06% kundrejt periudhës janar-prill 2021.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-prill 2022 siguruan mbi 1,231 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.13% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2022, vihet re një ulje prej 6.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.2% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-prill 2022, arritën në rreth 417 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 18.1% në krahasim me periudhën janar-prill 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2022, arritën rreth 458 milionë lekë, ose 16.85% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2022 u ulën me 14.54% krahasuar me janar-prill 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,396 milionë lekë, apo 64.26% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar-prill 2022 2021 2022 22/`21-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  195  191 -1.74
Karton Jeshil 1,235  428 -65.35
Kasko 124 98 -20.61

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-prill 2022, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-prill 2022, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet nga Fondi i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit