23 Qershor 2022

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2022 kapën vlerën 7,771 milionë lekë, ose 10.87% më shumë se në janar-maj 2021. Gjatë periudhës janar-maj 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 445,558  me një rritje prej 23.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.36% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.50%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.95% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.05% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-maj 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,709 milionë lekë, ose 13.83% më pak se në periudhën janar-maj 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-maj 2022 kapën vlerën 1,784 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 4.11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2022 arritën rreth 4,433 milionë lekë, ose 11.83 % më shumë se në periudhën janar-maj 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2022, pati një rritje prej 6.82% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-maj 2022 pati një rritje prej 52.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 67.31% krahasuar me periudhën janar-maj 2021.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-maj 2022, pati një rritje 6.2% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-maj 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 9.03%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-maj 2022 arritën rreth 3,337 milionë lekë, 9.62% më shumëk se në periudhën janar-maj 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 38.72% krahasuar me periudhën janar-maj 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-maj 2022, patën një rritje me 7.58%  kundrejt periudhës janar-maj 2021.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-maj 2022 siguruan mbi 1,593 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.73%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.51% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-maj 2022, vihet re një rritje prej 1.78% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.86% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-maj 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-maj 2022, arritën në rreth 601 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.26% në krahasim me periudhën janar-maj 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-maj 2022, arritën rreth 583 milionë lekë, ose 18.11% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-maj 2022 u ulën me 13.83% krahasuar me janar-maj 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,784milionë lekë, apo 65.86% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar-maj 2022 2021 2022 22/`21-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  186  193 4.13
Karton Jeshil 1,192  417 -64.98
Kasko 119 101 -14.80

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-maj 2022, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-maj 2022, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet nga Fondi i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit