24 Shtator 2010

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Gusht 2010

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - gusht 2010 arritën rreth 5,497 milionë lekë, ose 0.33% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - gusht 2010 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 461,792 duke shënuar një ulje prej rreth 12.55%, krahasuar me janar - gusht 2009. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 89.72% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.60% dhe aktivitetin e risigurimeve me rreth 0.69%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 47.20% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 52.80% të totalit të tregut.

Sigurimi i Detyrueshëm

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 2,902 milionë lekë, ose rreth 1.93% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti Sigurim Kufitar gjatë periudhës janar - gusht 2010 pati një rritje prej 7.95% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 8.34% krahasuar me janar - gusht 2009.

Produkti MTPL e brendshme  gjatë periudhës janar - gusht 2010 pati një rritje prej 6.01% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 5.82% krahasuar me janar - gusht 2009.

Ndërsa produkti Karton Jeshil pati një ulje me rreth 25.61% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar - gusht 2009 dhe numri i kontratave pati një ulje prej 7.71% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 2,595 milionë lekë, ose 3% më shumë se në  janar - gusht të vitit 2009, por me rreth 29.89% ulje të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - gusht 2010  patën rritje me rreth 0.68%  kundrejt periudhës janar - gusht 2009.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 1,358 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime në pronë me rreth 49.40% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 29.84% .

Në portofolin 'Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar - gusht 2010 ndihet një rritje prej 2.83% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 6.99% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me muajin janar - gusht 2009.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën janar - gusht 2010 arritën në rreth 267 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.56% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 75.64 % të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimet e Jetës në janar - gusht 2010 arritën 527 milionë lekë, ose rreth 13.22% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajve janar - gusht 2010 u rritën me rreth 24.59% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 1,124 milionë lekë, apo 87.02% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorik, meqenëse ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një rritje e vlerës së dëmit mesatar për këtë lloj sigurimi, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

   

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

Janar - Gusht

2009

2010

                                                                                   Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

                      98

             113

Karton Jeshil

                    673

             890

Kasko

                      96

               92



 

Për çdo të interesuar, Raporti Mujor Statistikor janar - gusht 2010 përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Gusht 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Gusht 2010 (në versionin PDF) klikoni këtu