2 Nentor 2023

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin janar-shtator 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-shtator 2023 kapën vlerën 17,033 milionë lekë, ose 9.85% më shumë se në janar-shtator 2022. Gjatë muajit janar-shtator 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,093,347 me një rritje prej 11.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.91% dhe risigurimi 0.07 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-shtator 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,918 milionë lekë, ose 3.05% më shumë se në muajin janar-shtator 2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-shtator 2023 kapën vlerën 3,535 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-shtator 2023 arritën rreth 10,232 milionë lekë, ose 7.19% më shumë se në muajin janar-shtator 2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-shtator 2023, pati një rritje prej 8.41% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Produkti Karton Jeshil në muajin janar-shtator 2023 pati një rritje prej 2.26% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 43.87% krahasuar me muajin janar-shtator 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-shtator 2023, pati një rritje 1.54% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-shtator 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 13.23%.

Sigurimi Vullnetar


Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-shtator 2023 arritën rreth 6,801 milionë lekë, 14.11% më shumë se në muajin janar-shtator 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.64% krahasuar me muajin janar-shtator 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-shtator 2023, patën një rritje me 10.07% kundrejt muajit janar-shtator 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-shtator 2023 siguruan mbi 3,172 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.33%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.77% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-shtator 2023, vihet re një rritje prej 19.17% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.33% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-shtator 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-shtator 2023, arritën në rreth 1,034 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.82% në krahasim me muajin janar-shtator 2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-shtator 2023, arritën rreth 1,347 milionë lekë, ose 7.46% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-shtator 2023 u rrit me 3.05% krahasuar me janar-shtator 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 3,535 milionë lekë, apo 71.88% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar-shtator 2022 2023 23/`22-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  195  170 (12.75)
Karton Jeshil  543  585 7.62
Kasko  109  134 22.73



Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin janar-shtator 2023, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-shtator 2023, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit