29 Mars 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt 2024
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt 2024 kapën vlerën 3,565 milionë lekë, ose 8.14% më shumë se në janar - shkurt 2023. Gjatë muajit janar - shkurt 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 204,626  me një rritje prej 9.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.28% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.72% dhe risigurimi me 0.003% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.64% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.36% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar - shkurt 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,286 milionë lekë, ose 19.03% më shumë se në periudhën  janar - shkurt 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar - shkurt 2024 kapën vlerën 815 milionë

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar - shkurt 2024 arritën rreth 2,045 milionë lekë, ose 9.76% më shumë se në periudhën  janar - shkurt 2023.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar - shkurt 2024, pati një rritje prej 11.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.00% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar - shkurt 2024 pati një ulje prej 1.59% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 21.93% krahasuar me periudhën  janar - shkurt 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar - shkurt 2024, pati një rritje 7.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar - shkurt 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 9.19%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar - shkurt 2024 arritën rreth 1,520 milionë lekë, 6.04% më pak se në periudhën  janar - shkurt 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rritje me 0.52% krahasuar me periudhën  janar - shkurt 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar - shkurt 2024, patën një rrit me 4.58%  kundrejt muajit janar - shkurt 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar - shkurt 2024 siguruan mbi 646 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.54%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.87% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar - shkurt 2024, vihet re një rritje prej 18.49% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.89% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar - shkurt 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar - shkurt 2024, arritën në rreth 268 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.26% në krahasim me periudhën  janar - shkurt 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar - shkurt 2024, arritën rreth 311 milionë lekë, ose 12.09% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar - shkurt 2024 u rriten me 19.03 krahasuar me janar - shkurt 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 815 milionë lekë, apo 63.36% të totalit të dëmeve të paguara bruto.


Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar - shkurt 2023 2024 24/`23-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 163 139 (14.63)
Karton Jeshil 747 530 (29.02)
Kasko 136 113 (16.95)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën  janar - shkurt 2024, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar - shkurt 2024, ju lutemi klikoni këtu.
 

 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit