
Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - maj 2024
Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - maj 2024
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - maj 2024 kapën vlerën 9,364 milionë lekë, ose 4.52% më shumë se në janar - maj 2023. Gjatë muajit janar - maj 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 557,938 me një rritje prej 10.46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.04% dhe risigurimi me 0.042% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.91% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.09% të totalit të tregut.
Gjatë muajit janar - maj 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,450 milionë lekë, ose 32.27% më shumë se në periudhën janar - maj 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar - maj 2024 kapën vlerën 2,450 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 25.46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar - maj 2024 arritën rreth 5,346 milionë lekë, ose 11.53% më shumë se në periudhën janar - maj 2023.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - maj 2024, pati një rritje prej 13.53% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 13.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - maj 2024 pati një rritje prej 1.60% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 21.71% krahasuar me periudhën janar - maj 2023.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - maj 2024, pati një rritje 3.43% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - maj 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 5.33%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar - maj 2024 arritën rreth 4,018 milionë lekë, 3.56% më pak se në periudhën janar - maj 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.45 % krahasuar me periudhën janar - maj 2023.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar - maj 2024, patën një ulje me 8.12% kundrejt muajit janar - maj 2023.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar - maj 2024 siguruan mbi 1,697 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.72%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 20.57% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar - maj 2024, vihet re një ulje prej 25.61% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.94% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - maj 2023.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar - maj 2024, arritën në rreth 609 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 10.17% në krahasim me periudhën janar - maj 2023.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar - maj 2024, arritën rreth 847 milionë lekë, ose 19.28% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar - maj 2024 u rriten me 26.45 krahasuar me janar - maj 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,975 milionë lekë, apo 70.00% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
(në %) | |||
janar - maj | 2023 | 2024 | 24/`23-1 |
Dëmi mesatar | |||
MTPL e brendshme | 174 | 156 | (9.96) |
Karton Jeshil | 563 | 860 | 52.80 |
Kasko | 129 | 112 | (13.68) |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - maj 2024, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar - maj 2024, ju lutemi klikoni këtu.