27 Dhjetor 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - nëntor 2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - nëntor  2024

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - nëntor  2024 kapën vlerën 22,015 milionë lekë, ose 7.28% më shumë se në janar - nëntor  2023. Gjatë periudhës janar - nëntor  2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,439,047 me një rritje prej 8.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.78% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.19% dhe risigurimi me 0.032% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.18% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - nëntor  2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 7,769 milionë lekë, ose 22.59% më shumë se në periudhën  janar - nëntor  2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar - nëntor  2024 kapën vlerën 5,698 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 29.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar - nëntor  2024

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - nëntor  2024 arritën rreth 13,468 milionë lekë, ose 7.66% më shumë se në periudhën  janar - nëntor  2023.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar - nëntor  2024, pati një rritje prej 9.35 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar - nëntor  2024 pati një rritje prej 2.88% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 20.88% krahasuar me periudhën  janar - nëntor  2023.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar - nëntor  2024, pati një ulje 10.53% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar - nëntor  2023. Edhe numri i kontratave u ul me 10.75%.



Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - nëntor  2024 arritën rreth 8,546 milionë lekë, 6.69% më shume se në periudhën  janar - nëntor  2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 5.13 % krahasuar me periudhën  janar - nëntor  2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - nëntor  2024, patën një rritje me 5.95%  kundrejt periudhës janar - nëntor  2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar - nëntor  2024 siguruan mbi 3,641 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.35%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.03% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar - nëntor  2024, vihet re një rritje prej 3.62% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.00% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar - nëntor  2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar - nëntor  2024, arritën në rreth 1,253 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.15% në krahasim me periudhën  janar - nëntor  2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - nëntor  2024, arritën rreth 1,803 milionë lekë, ose 9.88 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - nëntor  2024 u rritën me 22.59  krahasuar me janar - nëntor  2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 5,698 milionë lekë, apo 73.34% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
janar - nëntor  2023 2024 24/`23-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  168  155 (7.48)
Karton Jeshil  541  969 79.20
Kasko  129  113 (12.68)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën  janar - nëntor  2024, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar - nëntor  2024, ju lutemi klikoni këtu.
 
 

[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit