Media: Njoftime

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

21 Nentor 2016

Ditën e enjte, datë 24 nëntor 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes së provigjoneve matematike, mënyrat e mbajtjes [...]

Mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 98, tetor 2016

21 Nentor 2016

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF-së nr. 98, tetor 2016, në faqen zyrtare të Internetit. Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 98 klikoni këtu.

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2016

21 Nentor 2016

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2016, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2016 tregon një total asetesh neto prej 1,195.10 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 266.36 milionë lekë (28.68%) krahasuar [...]

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30 shtator 2016

18 Nentor 2016

Gjatë periudhës janar-shtator 2016, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve “Raiffeisen Prestigj”, Fondi i Investimeve “Raiffeisen Invest Euro” dhe Fondi i Investimeve “Credins Premium”. Fondi i Investimeve “Credins Premium” filloi aktivitetin [...]

Deklaratë mbi Platformat e Investimit Online

16 Nentor 2016

Referuar njoftimeve në media në lidhje me shoqërinë “Easy Invest”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (Autoriteti): konfirmon se kjo shoqëri nuk ka qenë e licencuar dhe e mbikëqyrur nga Autoriteti, dhe çdo përcaktim ndryshe nga vetë shoqëria apo nga media është spekulativ; tërheq vëmendjen [...]

AMF vijon zbatimin e projektit të reformës në tregun e sigurimeve

16 Nentor 2016

Në kuadër të zbatimit të projektit FIRST Initiative (Financial Sector Reform and Strengthening Initiative) “Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve”, në periudhën 9-11 nëntor 2016, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) u zhvilluan takime dhe diskutime pune me përfaqësuesit e Bankës Botërore. Ky  [...]

Workshop me përfaqësues të tregut të kapitaleve në vend, në përfundim të fazës së parë të projektit "Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve"

4 Nentor 2016

Sot më 4 nëntor në ambientet e hotel Rogner u organizua një workshop i zgjeruar me përfaqësues të tregut të kapitaleve në vend. Workshopi përkon me mbylljen e fazës së parë të projektit “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të [...]

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

2 Nentor 2016

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 9 të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 “Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, [...]

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbyll fazën e parë të projektit "Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve”

2 Nentor 2016

Projekti "Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve”, ka filluar në muajin Korrik të vitit 2016. Ky projekt mbështetet nga Banka Botërore dhe financohet nga një grant (Trust Fund Grant) me kontributin e Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet [...]

Për zhvillimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime

2 Nentor 2016

Në zbatim të nenit  227, pika 3-4, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe nenit 7, pika 3, të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 "Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në [...]