Media: Njoftime

IAA (Shoqata Ndërkombëtare e Aktuarëve) - Komentar mbi kërkesat për shikim të amendimeve të propozuara nga FASB në lidhje me disa nga standardet ndërkombëtare të kontabilitetit

27 Prill 2009

Shoqata Ndërkombëtare e Aktuarëve, IAA (The International Actuarial Association,) si përfaqësuese e profesionit të aktuarit në botë, ka nxjerrë në faqen e saj zyrtare, një komentar mbi kërkesat  për shikim të amendimeve të propozuara  nga FASB për përdorimin e vlerës së drejtë, si dhe amendimet [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Mars 2009

24 Prill 2009

Në periudhën janar- mars 2009, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 160,976, duke shënuar një rritje prej rreth 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto [...]

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar – Mars 2009

22 Prill 2009

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 u dominua në masën 98.06% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 1.94% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë [...]

IAIS – Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve, mbështet Deklaratën e G20

14 Prill 2009

(Njoftim i publikuar nga IAIS)Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), si organizmi ndërkombëtar i vendosjes së standardeve për një mbikëqyrje të kujdesshme të industrisë së sigurimeve dhe anëtare e Bordit për Stabilitet Financiar (FSB), ka nxjerrë një deklaratë për shtyp në [...]

Takim i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me institucione shtetërore për tre projektligjet e përgatitura nga AMF

3 Prill 2009

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, më datë 3 prill 2009, në ambientet e hotel "Rogner", Tiranë, zhvilloi takimin e punës për diskutimin e komenteve që kanë institucionet shtetërore, lidhur me tre projektligjet: "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive", "Mbi obligacionet e shoqërive [...]

Mbi publikimin e periodikut AMF Nr. 16

31 Mars 2009

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e periodikut të AMF nr. 16 në faqen zyrtare të internetit. Për të lexuar materialin e plotë të periodikut nr. 16 klikoni këtuShpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Mbi përfshirjen e përgatitjes së draft-ligjit "Mbi fondet e pensionit vullnetar" në zhvillimet e reja në faqen zyrtare të IOPS

30 Mars 2009

Më datë 11 mars 2009, në faqen zyrtare të IOPS, është afishuar njoftimi mbi draftimin e ligjit mbi fondet e pensionit vullnetar të përgatitur nga AMF me asistencën e Bankës Botërore.Për të lexuar një përmbledhje të shkurtër të përmbajtjes së këtij drafti, klikoni këtu http://www.iopsweb.org/document/9/0,3343,en_35030657_38606785_42332553_1_1_1_1,00.htmlGjithashtu, [...]

Mbi raportimin në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit të Shqipërisë të Kryetares së AMF-së, Zj. Elisabeta Gjoni, për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2008

30 Mars 2009

Më datë 30 mars 2009, Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Zj. Elisabeta Gjoni, raportoi pranë Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit për vitin 2008.Në fjalën e saj, Zj. Gjoni bëri një përmbledhje të veprimtarisë, përpjekjeve dhe arritjeve të [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Shkurt 2009

25 Mars 2009

Në periudhën janar - shkurt 2009, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 104,845 duke shënuar një rritje prej rreth 27% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto [...]

Prezantim i Kryetares Elisabeta Gjoni në Workshopin "Rregullimi dhe Mbikëqyrja Financiare Ndërkufitare - Kuadri i Zbatimit" Organizuar nga Autoriteti i Tregjeve Financiare të Austrisë (FMA Austria) dhe Banka Botërore në datat 16 – 19 Mars 2009 në Joint Vienna Institute, Austri

19 Mars 2009

Në datat 16 - 19 Mars 2009, u zhvillua në Vjenë workshopi, mbi rregullimin dhe mbikëqyrjen financiare ndërkufitare dhe kuadrin e zbatimit të tyre. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të niveleve më të larta nga autoritete rregullatore / mbikëqyrëse financiare dhe institucione financiare ndërkombëtare. [...]